@dritanalsela
Dritan AlselaKostumin e zi e pamë. Këmishën e bardhë po. Kravatat po ashtu. Tani presim transparencën dhe llogaridhënien, se shteti nuk matet te këpucët e kryeministrit. Kur Rama thotë se po reflekton, shihni çfarë ligjesh propozon, çfarë pushteti kërkon dhe çfarë të drejtash u mbeten qytetarëve. Europa nuk ndërtohet duke përsëritur “Europa”, ndërsa qytetarëve u kërkohet të heshtin. Shqiptarët meritojnë më shumë sesa zgjedhjen mes frikës nga ’97-a dhe bindjes ndaj Ramës. Të rinjtë kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre. Për këtë duhet të japë përgjigje, edhe me kostumin më të bukur që ka.
On the profile · Oct 29, 2026