@dritanalsela
Dritan AlselaPo mirë ore, kaq të paaftë dhe injorantë na quani ne këta hipokritë? Ne, shqiptarët që i kemi treguar botës se pa ju kemi vlerë, se dimë të punojmë, të ndërtojmë, të krijojmë, të kemi sukses dhe të bëhemi protagonistë të jetës ekonomike, shoqërore e madje edhe politike kudo ku jetojmë? Shqiptarët e lirë ia kanë treguar botës se kush janë. Pa ju, jo falë jush. Prandaj pyetja është shumë e thjeshtë: a do të vijë ndonjëherë dita që t’i hiqni duart nga shqiptarët? Ju që na jeni shitur gjithmonë si shpresa, ju që na premtuat demokracinë, Europën dhe të ardhmen, ndërkohë që prej dekadash e mbani këtë vend të kapur për fyti dhe nuk e lini të marrë frymë. E grabisni, e shkatërroni, e zbrazni Shqipërinë nga shqiptarët dhe pastaj dilni përsëri përpara tyre duke u shitur si shpëtimtarët e saj. Por Shqipëria nuk ka nevojë për shpëtimtarë të përjetshëm. Ka nevojë të çlirohet nga një klasë politike që ka harruar se pushteti nuk është pronë dhe se Shqipëria nuk u përket politikanëve. Ju nuk jeni Shqipëria. Ju nuk jeni shqiptarët. Shqipëria janë ata shqiptarë që, sapo janë të lirë të punojnë, të krijojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre, i tregojnë botës se çfarë janë të aftë të bëjnë. Ndoshta ka ardhur koha të kuptoni diçka shumë të thjeshtë: shqiptarët nuk kanë nevojë që ju t’i shpëtoni. Kanë nevojë vetëm t’ua hiqni duart nga fyti dhe t’i lini të marrin frymë.
On the profile · Sep 4, 2026