@dritanalsela
Dritan AlselaSipas Edi Ramës, nisma qytetare për referendumin për shfuqizimin e Ligjit 21/2024 dëshmon se Shqipëria e sotme është një vend demokratik, që zgjedh mjetet demokratike për të vendosur mbi çështjet e mëdha kombëtare. Kryeministri u shpreh se tashmë duhet t’u thuhet “jo protestave kokëboshe kundër meje dhe qeverisë sime, që e kemi sjellë Shqipërinë këtu ku është: shembull zhvillimi dhe demokracie, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë e më gjetkë”. Rama nuk la pa përmendur as mbështetjen ndërkombëtare: “Para ca ditësh pata një telefonatë me Emanuelin dhe motrën e madhe, të cilët edhe një herë kërkuan të dinin sekretin se si ia dal të organizoj një protestë kundër vetes për 91 ditë, madje edhe nga Dhërmiu e Pogradeci.” Më tej, Kryeministri “falënderoi” edhe drejtuesit e protestës: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes çunat për drejtimin e protestës në drejtimin e duhur, por nuk dua të lë pa përmendur vajzat dhe djemtë e atyre që ndërtuan këtë sistem demokratik të pathyeshëm, për nismën e referendumit, duke bërë të mundur ndarjen e kauzës së protestës. Gjithashtu, u kujtoj atyre se ajo që ndodhi në ditët e para të protestës, kur populli doli në rrugë si delet pa bari, nuk duhet të përsëritet.” Në fund, Rama kujtoi edhe deklaratën e tij të famshme se, po të mos ishte Kryeministër, do të dilte vetë në protestë: “Unë e kam thënë: po të mos isha Kryeministër, do të kisha dalë në ballë të kësaj proteste, por ligji, fatkeqësisht, nuk ma lejon.” Dhe e mbylli: “Qentë le të lehin, „The Albanian files“ ecën përpara.”
On the profile · Aug 30, 2026