@dritanalsela
Dritan AlselaPavarësisht gjithë kësaj zhurme për referendumin, dua t’ju kujtoj edhe një herë se për çfarë lindën këto protesta. Në fillim nuk kishte “Rama n’burg, Berisha n’burg”, parti, fushatë politike apo 1001 kauza të tjera. Kishte një thirrje të vetme, të thjeshtë dhe shumë të bukur: SHQIPËRIA NUK SHITET. Dhe njerëzit dolën në shesh për të mbrojtur Shqipërinë, për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit 21/2024 dhe për të ndaluar atë që po ndodh me zonat e mbrojtura. Shqipëria është akoma në shitje, ligji është akoma në fuqi dhe pazaret mund të vazhdojnë, ndërsa ne po merremi me gjithçka tjetër përveç asaj për të cilën lindi protesta. Prandaj, për mua, çdo përpjekje për ta larguar vëmendjen nga shfuqizimi i Ligjit 21/2024 dhe nga moratoriumi në zonat e mbrojtura vetëm i jep kohë sistemit. Nuk më intereson nga kush vjen, nga partitë, nga njerëzit me kollare, nga ata të studiuarit jashtë apo nga kushdo tjetër. Nëse një nismë nuk kërkon ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve, investimeve dhe marrëveshjeve të reja në zonat e mbrojtura dhe shfuqizimin e Ligjit 21/2024, atëherë ajo nuk është kauza për të cilën dolën njerëzit në rrugë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve: dilni në shesh, por mos lejoni t’ju përdorin për politikë. Larg parullave politike, larg “Rama n’burg Berisha n’burg” dhe larg lojërave që na ndajnë. Kërkesa duhet të jetë një dhe e qartë: moratorium i menjëhershëm dhe shfuqizimi i Ligjit 21/2024. SHQIPËRIA NUK SHITET.
On the profile · Aug 28, 2026