@dritanalsela
Dritan AlselaReferendumi për Ligjin 21/2024 nuk eshtë zgjidhje. Eshtë humbje kohe dhe shpërgendrim nga kauza kryesore e protestës. Pra shkurt e shaip eshte manipulim! Shqiperia ka detyrime ndaj BE-sê dhe nuk mund te beje regres duke dobësuar mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Këtë e ka thënë qarté edhe eurodeputetja Cristina Guarda. Pra, nuk kemi pse ta pyesim popullin nëse duhet të respektojmë detyrimet që kemi marre persiper. Ligji 21/2024 duhet te shfugizohet. Referendumi mund të zgjasë me vite, mund te bllokohet dhe askush nuk garanton rezultatin dhe rezultati i tij negativ mund te perdoret per ti mbyllur gojen Europes ose me qarte per te justifikuar nje devijim nga rruga per integrimin Europian. Edhe sikur ta fitojme pas 3-4 vitesh, çfaré vlere ka nese nderkohe tokat janë dhënë, lejet janë firmosur dhe zonat e mbrojtura janë betonizuar? Prandaj kerkesa duhet te jete e qarte: SHFUQIZIM I LIGJIT 21/2024 dhe MORATORIUM I MENJEHERSHEM për çdo nderhyrje te re ne zonat e mbrojtura. Referendumi i jep kohë qeverisë. Natyra nuk ka koh të presë.
On the profile · Aug 25, 2026