@dritanalsela
Dritan AlselaBoll u tallën me ne këta kopilat e sistemit. Dhe tani po na e shesin referendumin si zgjidhje të krizës. Po mirë, o njerëz, kujtoni ju se jemi budallenj? Kujtoni se nuk e shikojmë që doni të shpërqendroni vëmendjen nga kauza për të cilën lindi protesta, që është shfuqizimi i menjëhershëm i Ligjit 21/2024? Po mirë, edhe sikur të shkojmë në referendum, ju e dini shumë mirë se sa kohë kërkon gjithë ajo procedurë. Domethënë, ju po i jepni përsëri kohë Edi Ramës. Parlamenti Europian fillimisht kërkonte që deri në fund të vitit 2026 ky ligj të shfuqizohej, ndërsa tani kërkesa është që të tërhiqet menjëherë. Kurse ju po i jepni edhe njëherë kohë Edi Ramës që të përfundojë ato pazare që ka nisur. Po mirë, a kujtoni se këtu nuk ka njerëz që e kanë arritur gjithçka me forcat e veta, që nuk kanë frikë nga askush, që janë të gatshëm t’jua heqin maskat dhe që nuk i shërbejnë atij sistemi? Kjo është pjesa më e madhe e Shqipërisë. Shumë pak jeni ju që i shërbeni sistemit. Dhe koha do ta tregojë. Tani kam një pyetje për shqiptarët e ndershëm: A jeni dakord që Ligji 21/2024 të shfuqizohet menjëherë, apo jeni dakord që më parë të bëhet referendum? Cila është zgjedhja juaj?
On the profile · Aug 22, 2026