@dritanalsela
Dritan AlselaMos u ngatërroni nga lojërat me fjalët. Lexoni dokumentet. Në këtë video përpiqem të shpjegoj një dallim shumë të rëndësishëm. Askush nuk ka kërkuar shfuqizimin e Ligjit nr. 81/2017 për Zonat e Mbrojtura. Përkundrazi, ai konsiderohet baza e mbrojtjes së natyrës. Ajo që kërkojnë Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian është shfuqizimi i dispozitave/amendamenteve të vitit 2024, të cilat ndryshuan Ligjin 81/2017 dhe lejuan zhvillime në zonat e mbrojtura. Pikërisht këto ndryshime njihen si Ligji nr. 21/2024. Prandaj, kur dëgjoni të flitet për: * amendamentet e vitit 2024, * dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar, * ose Ligjin 21/2024, në thelb bëhet fjalë për të njëjtin problem: ndryshimet e vitit 2024 që, sipas Parlamentit Evropian, duhet të hiqen. Mos u mjaftoni me interpretimet e askujt, as me të miat. Hapni dokumentet, lexoni rezolutën dhe krijoni bindjen tuaj.
On the profile · Jul 14, 2026