@dritanalsela
Dritan AlselaKjo është një nga deklaratat më të forta që kam dëgjuar deri më sot nga një eurodeputete pas vizitës në Vjosë–Nartë. Cristina Guarda tregon se pa me sytë e saj një rrugë rreth 7 kilometra të ndërtuar brenda zonës së mbrojtur, makineri pune, ndërhyrje në ekosistem dhe tharje të zonave të lagështa. Sipas saj, Ministri i Mjedisit pranoi se nuk kishte leje ndërtimi. Madje, kur u pyet si ishte e mundur që këto punime u lejuan, përgjigjja ishte: “Ne ende nuk jemi në Bashkimin Evropian.” Për eurodeputeten kjo është e papranueshme. Ajo thekson se në procesin e integrimit nuk mund të ulet niveli i mbrojtjes së natyrës dhe më pas të premtohet se do të rikthehet në të ardhmen. Mesazhi i saj është i qartë: Nuk janë protestat që rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Janë Ligji nr. 21/2024 dhe vendimet që dobësojnë mbrojtjen e natyrës. Prandaj ajo kërkon shfuqizimin e Ligjit nr. 21/2024. Dëgjojeni me vëmendje dhe shpërndajeni këtë video. Është e rëndësishme që çdo shqiptar të dijë se çfarë po thuhet për Shqipërinë në institucionet evropiane.
On the profile · Jul 9, 2026