@dritanalsela
Dritan AlselaNë Rumani, në vitin 2017, qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë sepse qeveria donte të ndryshonte ligjin penal dhe, sipas kritikëve, të mbronte zyrtarët e korruptuar. Pas vetëm pesë ditësh protestash masive, qeveria u detyrua të tërhiqej. Pak muaj më vonë edhe kryeministri humbi postin. Në Shqipëri, për mendimin tim, situata është edhe më e rëndë. Ligji nr. 21/2024 nuk flet vetëm për korrupsion. Ai hapi derën që edhe në zonat e mbrojtura të lejohen investime nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm ligjorë. Pikërisht për këtë arsye Parlamenti Evropian ka kërkuar shfuqizimin e tij. Për mua, nëse shfuqizohet Ligji nr. 21/2024, bie edhe baza ligjore që lejon një pjesë të investimeve strategjike dhe mekanizmave të tjerë të zhvillimit brenda zonave të mbrojtura. Prandaj nuk e kuptoj pse debati largohet nga ky ligj dhe shpërndahet në dhjetë tema të tjera. Hapi i parë duhet të jetë vetëm një: Shfuqizimi i Ligjit nr. 21/2024. Në Rumani u bashkuan rreth një kërkese dhe fituan. Ne nuk kemi nevojë për dhjetë kërkesa. Mjafton një: Shfuqizoni Ligjin nr. 21/2024. P.S. Këtë video e kam bërë me screenshot të komentit. Arsyeja është e thjeshtë: shumë herë, pasi u përgjigjem me video, komentet fshihen dhe bashkë me to zhduket edhe videoja ime. Këtë herë doja që diskutimi të mbetej i dokumentuar.
On the profile · Jul 6, 2026