@dritanalsela
Dritan Alsela“Albania is not for Sale.” “Repeal Law 21/2024.” “Shqipëria nuk është për shitje.” “Shfuqizoni Ligjin 21/2024.” Këto janë thirrjet që dëgjohen prej javësh nga eurodeputetë, media ndërkombëtare dhe së fundmi edhe nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani, @gruenenrw e cila u pozicionua publikisht në krah të protestuesve paqësorë. Ndërkohë, prej më shumë se 35 ditësh mijëra shqiptarë protestojnë në Tiranë, por deri sot asnjë parti politike shqiptare, as në Shqipëri, as në Kosovë dhe as në trevat e tjera shqiptare, nuk është pozicionuar publikisht në krah të kësaj kauze. Nëse një parti gjermane e konsideron të rëndësishme mbrojtjen e natyrës shqiptare, atëherë si shpjegohet heshtja e partive shqiptare? Kush e di pse hesht i veteshpalluri “Baba i Kombit“ Albin Kurti?
On the profile · Jul 4, 2026