@dritanalsela
Dritan AlselaPse e konsideroj Ligjin 21/2024 kaq të rëndësishëm? Për mua, Ligji 21/2024 nuk është thjesht një ligj për investimet në zonat e mbrojtura. Ai është prova më e qartë për të kuptuar se si funksionon sistemi në Shqipëri. Pse u miratua ky ligj pavarësisht kritikave? Pse për një kohë të gjatë pati kaq pak debat publik rreth tij? Pse shumë media dhe forca politike flasin për pothuajse çdo temë, por rrallë e vendosin Ligjin 21/2024 në qendër të debatit? Dhe pse Parlamenti Evropian e përmendi pikërisht këtë ligj në rezolutën e tij? Për mua, këto nuk janë pyetje të rastësishme. Unë besoj se, nëse Ligji 21/2024 shfuqizohet, nuk bie vetëm një ligj. Do të vihej në provë i gjithë mekanizmi i funksionimit të sistemit. Atëherë do të shihej nëse institucionet në Shqipëri kontrollojnë njëra-tjetrën, siç ndodh në një demokraci funksionale, apo nëse mbrojnë dhe justifikojnë njëra-tjetrën. Do të shihej nëse politika, media dhe interesat ekonomike veprojnë në mënyrë të pavarur, apo nëse krijojnë një sistem të mbyllur që mbron vetveten. Pikërisht për këtë arsye, për mua, Ligji 21/2024 është shumë më tepër sesa një ligj për zonat e mbrojtura. Ai është testi më i madh për shtetin e së drejtës, për demokracinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
On the profile · Jul 1, 2026