@aurelagace
Aurela GaceKëto ditë tê trazuara.... Nuk kam rreshtur së foluri atë që shpirti ndjen. Unë e ndjej , e shoh dhe kam tê drejtë të ngre zërin tim pêr njê realitet që nuk na jep shoresë. NUK I HYJ ANALIZAVE ! KAM NJÊ PYETJE! KUSH E SJELL KÊTË "SHPRESÊ TË HUMBUR"? KUSH ËSHTË PÊRGJEGJËS PËR 35 VITE QË PÊRSÊRITEN TË NJËJTAT PREMTIME E PÊR 35 VITE VAZHDOJMË TË IKIM E IKIM E IKIM? KUSH E KA PËRGJEGJESINE? PRANDAJ SOT ISHA NË SHESH! Sot, mendova se situata e dhunës mbase ishte pak mê e qetë, dhe dola nê shesh për gjithçka kam kohë që flas me zêrin e artit, e nêpêrmjet dritares time këtu , nê rrjetet sociale, nêpêrmjet shkrimeve tê ndryshme. Kam qênë nê shesh edhe kur protesta ishte paqësore , 3 muaj më parë ( por nuk bëj foto të vetes , pasi nuk jam aty ti provoj askujt dashurinë ndaj vendit tim) Hyra në "live" në Instagram, por shumë shpejt u shkëputa. Ishte e pamundur nga gazi lotsjellës. Nuk isha e pregatitur , as maska , as ujë. Jam me popullin tim ! #live #protesta #shqiptaretneperbote #fyp #aurelagace
On the profile · Oct 18, 2026