@aurelagace
Aurela GacePërshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht. Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme. Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë. Jam bijë, nënë dhe bashkëshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shume të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t'a përdhosë. EDHE NJË HERË! UNË JAM E QETÊ ME JETËN TIME DHE I DAL PÊRBALLE ÇDO LLOJ SHPIFJEJE , NUK LEJOJ ASKÊND TË MË PÊRBALTË. Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë. Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.
On the profile · Oct 1, 2026