@aurelagace
Aurela GaceMiq, më lejoni t'ju them diçka nga zemra! Capital T e njihja nêpêrmjet muzikës së tij, nga ekrani, njësoj si ju. . Rasti e solli të takoheshim e lindi ideja edhe per një bashkëpunim. Djalë I matur, me norma, me respekt . Te them te drejten u befasova për mirë , ndaj edhe doja të ndanim skenën e Ag show bashkë. Ai pranoi me shumë dashuri. Pervec këngëve hit të tij, ai më tregoi se donte shumë të ndanim bashkê këngên "Jehonë " vargje të Dr.Florit. Gjatë provave e në spektakël, zëri I tij në këtë interrpretim mori ngjyra të tjera. Dukej se cdo varg e interpretonte nga shpirti. Në fund të kêngês ai dha një mesazh kaq të fortë e të bukur dhe zemra ime u bë mal. Muzika sigurisht ka qëllim të na argëtojë, por muzika duhet patjeter të sjelle e përcjelle një mesazh. Capo, djali, Dr.Flori do të ndihej krenar pêr kete interrpretim! Ne jemi NJÊ 👐 . "JEHONË" Shkruar në 2008 Muzika-Dr.Flori &Ardit Gjebrea Vargjet :Dr.Flori Interrpretuar nga @westsidefamily &Aurela Gaçe Interrpretim live në agshow në Top Channel Nën drejtimin e @erviscaushi1 Episodin e plotë "Unike " e gjeni ne Youtube #fyp #tiktok #shqiptaretneperbote #agshow #topchannel
On the profile · Oct 13, 2025